Në Korenë e Jugut, është rikthyer futbolli, i cili kishte ndaluar që në fund të muajit shkurt. Pas më shumë se dy muajsh mungesë, sot u luajt ndeshja e parë, mes Jeonbuk Motors dhe Suëon Bluewings.
Ishin vendasit ata që triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0, falë një goli me kokë të Dong-Gook Lee. Futbollisti i Joenbuk është 41 vjeç, por me golin e shënuar sot, ka vendosur një rekord fantastik.
Ai është futbollisti i vetëm që ka shënuar në të 22 sezonet që ka luajtur në K-League, që nga viti 1998. Edhe pse nuk është një kryevepër, ky gol i Dong-Gook Lee do të mbahet mend gjatë…/abcnews.al
Lee Dong-Gook’s just scored ? #boro pic.twitter.com/MyB39W0O81
— RaidOverMetrocentre (@raidovermoscow) May 8, 2020