Jemi vetëm një muaj larg nisjes së Botërorit Katar 2022 dhe shumë lojtarë tregohen të kujdesshëm me skuadrat e tyre për t’iu shmangur dëmtimeve, por i tillë nuk është Richarlison.
Sulmuesi brazilian i Tottenham rrezikon shumë të mos ia dalë të luajë për herë të parë në karrierën e tij në një kompeticion madhor.
Braziliani u dëmtua në ndeshjen e fundit që “spurs” zhvilluan me Everton duke lënë fushën në minutën e 50.
Pas ndeshjes ai foli mbi paterica dhe mes lotësh mbi dëmtimin dhe rrezikun për pjesëmarrjen në Botëror.
the still alone of an emotionally exhausted richarlison ended me. but his voice. jesus. please don’t let it be serious. please let him recover to full strength soon.. ? pic.twitter.com/rCXwkiGUcf
— coco ^ㅈ^ coys (@constancecoys) October 15, 2022
“Duhet të jem optimist dhe të mendoj që do t’ia dal, ndonëse sot që flasim duket shumë e vështirë”, tha Richarlison me dëshpërimin që dallohej qartë në sytë e tij./abcnews.al