Fiorentina u mposht sot nga Napoli, por në këtë duel u konfirmua edhe një herë shprehja e famshme që klasi mbetet, pavarësisht moshës.
E vërtetoi një lojtar si Franck Ribery, i cili ka parë padrejtësisht të mos i jepet “Topi i Artë”, edhe pse kishte fituar gjithçka me Bayern Munich.
Sulmuesi francez, tani 38 vjeç, sot ka luajtur “si macja me miun” me mbrojtjen e Napolit kur po bëheshin rreth një orë lojë dhe normalisht ai episod është bërë viral në rrjetet sociale.
Ndoshta trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, kur të bëjë analizën e ndeshjes, do ketë diçka për t’u thënë lojtarëve të tij, që shkonin në ato momente si pula ka kokë. /abcnews.al
38-year-old Franck Ribery making the Napoli defence look silly ? pic.twitter.com/R4gmXHn1vb
— ESPN FC (@ESPNFC) May 16, 2021