Barcelona B po garon në duelet “play-out” për të mos rënë nga kategoria dhe Rey Manaj ka gjetur rrugën e rrjetës. Sulmuesi lushnjar realizoi golin e barazimit në ndeshjen kundër Badajoz.
Miqtë kishin kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa lojtari i kombëtares kuqezi rikthye baraspeshën tetë minuta përpara fundit.
GOOOOOOOOOOLL DE MANAJ! Barcelona B 1-1 Badajoz. #FCBMasia pic.twitter.com/oBPhZClZkF
— ■neurophate (@neurophate_) July 23, 2020
23-vjeçari shfrytëzoi një krosim nga e majtë dhe shënoi një gol të bukur me kokë, i dyti në Segunda Division me ekipin e dytë të Barcelonës. 90 minutëshi u mbyll në barazim 1-1 dhe takimi ka shkuar në shtesa. /abcnews.al