Rey Manaj ishte protagonist në derbin e Katalonjës, duke shënuar golin e fitores. Sulmuesi lushnjar ishte në fushë për Barcelonën B dhe ndëshkoi Espanyol B në fillim të pjesës së dytë.
Goli i Manajt kishte vlerën e tyre pikëve dhe është i dyti personal për të këtë sezon në ligën e tretë spanjolle. Veç rëndësisë që kishte si gol, ai ishte edhe mjaft i bukur.
Golazo de Rey Manaj para dar la victoria al Barça B ante el Espanyol. ?? pic.twitter.com/8vILt3Bw8u
— Zona Blaugrana (@ZB_Media_01) December 13, 2020
Sulmuesi i kombëtares shqiptare vrapoi për rreth 30 metra, duke shmangur dy lojtarë të Espanyol B dhe më pas përballë portierit gjuajti saktë dhe e çoi topin në rrjetë. /abcnews.al