Rey Manaj vazhdon të shkëlqejë në Turqi, ku ka arritur të shënojë golin e 12-të këtë sezon.
Sulmuesi shqiptar është aktivizuar në minutën e 60-të në ndeshjen e Kupës së Turqisë mes Sivasspor dhe Keciorengucu dhe 21 minuta më vonë, arriti të shënonte golin e tretë dhe vendimtarin për kualifikim për skuadrën e tij.
Një realizim perfekt nga jashtë zone i sulmuesit kuqezi, bëri të shpërthente festa për skuadrën e tij, ku falë golit arriti kualifikimin për në raundin e 1/8 të Kupës së Shqipërisë./ h.ll/abcnews.al
GOL | ?⚪ Sivasspor 3 – 2 Keçiörengücü ?⚪
⚽️ 82′ Manaj#ZTK pic.twitter.com/qyd0u3aVVo
— A Spor (@aspor) January 18, 2024