Rey Manaj ka gjetur golin e parë me skuadrën e re. Sulmuesi lushnjar e nisi nga minuta e parë me Barcelona B në takimin kundër Prat në transfertë. Pas 26 minutash lojë u akordua një penallti për katalanasit.
Ekzekutimin e mori përsipër sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili u tregua i saktë dhe i dha epërsinë skuadrës së tij. Kjo është ndeshja e dytë për Manajn me Barcelonën B, ndërkohë që lushnjari gjatë kësaj periudhe më së shumti është stërvitur me ekipin e parë.
Sulmuesi u transferua në muajin janar nga Albacete te Barcelona B për shumën e 700 mijë eurove. /abcnews.al
Rey Manaj goal.
— Football by J (@FbyJ__) February 2, 2020