Reshjet e shiut gjatë natës të së enjtes kanë krijuar probleme në aksin rrugor Skuraj-Burrel pranë fshatit Shkopet.
Në disa pjesë të këtij aksi rrugor u krijuan probleme prej rënies së gurëve nga mali, fatmirësisht pa shkatuar probleme në mjetet që qarkullojnë në këtë aks.
Punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve në mengjesin e sotëm, larguan gurët dhe inertet dhe qarkullimi i automjeteve është i lirshëm.
Në këtë pjesë të këtij segmenti rrugor shfaqen probleme nga rënia e gurëve prej reshjeve./abcnews.al