VIDEO/ Rep dhe kërcim modern, Davies dhe Boateng yjet e Bayern

schedule10:35 - 17 Qershor, 2020

schedule 10:35 - 17 Qershor, 2020

Alphonso Davies u shpall një ditë më parë kampion në Bundesliga, ndërkohë që ai ka treguar më parë se nuk është i zoti vetëm në fushën e blertë. Në “Tik Tok” ai ka zbuluar se është shumë i mirë dhe në kërcim modern.

Sigurisht gjatë festës së titullit, ku mungoi “lumi” i birrës i zakonshëm në Gjermani, ai nuk mund të mos kërcente. Veç kësaj Davies ka zbuluar edhe një tjetër talent tijin, pasi shfaqet edhe duke kënduar rap.

Jerome Boateng ka publikuar një video ku shfaqet duke kënduar së bashku me kanadezin me origjinë afrikane. Qendërmbrojtësi nuk është se habit ndokënd, duke ditur që vëllai i tij, Kevin Prince Boateng ka publikuar disa këngë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!