Mund të thuhet me plot gojë se janë “gjigantët” e futbollit suedez. Skuadra e Malmo arriti të triumfonte pasditen e së dielës, ndaj skuadrës së Elfsborg, duke i “rrëmbyer” këtyre të fundit, titullin kampion, në javën e fundit të kampionatit, për të ngritur për herë të 23-të në histori, trofeun e Allsvenskan.
Skuadra e drejtuar nga Henrik Rydstrom iu fal golit të “veteranit”, Isaac Kiese Thelin, me “bomberin” 31-vjeçar, që ekzekuton në mënyrë perfekte një penallti në minutën e 57’ të sfidës, për t’i dhënë triumfin e madh skuadrës së tij.
Menjëherë pas sinjalizimit përfundimtar të arbitrit për mbarimin e lojës, nisi dhe festa e çmendur e vendasve, me tifozët e Malmos që pushtuan fushën duke ndarë lumturinë me heronjtë e tyre. /i.m /abcnews.al
SHIKONI PAMJET:
Goli i Isaac Kiese Thelin, 1-0:
Festa e tifozëve: