39 minuta ka rezistuar Spali i Etrit Berishës përballë Juventusit. Cristiano Ronaldo konfirmon formën shumë të mirë që po kalon dhe ka barazuar një legjendë si Gabriel Omar Batistuta dhe Fabio Quagliarella të Sampdorias.
Aksion perfekt i bardhezinjve, Cuadrado dërgon një topë në zonë për CR7 dhe ky i fundit nuk fal përballë portierit shqiptar. Goli i 21-të në kampionat për yllin portugez, i cili shënon prej 11-të ndeshjesh radhazi në Serie A, duke barazuar Batigol, ish-bomberin e Fiorentinës. /abcnews.al
11 – Sono 3 i giocatori nella storia della Serie A ad essere andati a segno in 11 presenze consecutive nello stesso campionato:
Gabriel Omar Batistuta nel 1994/95
Fabio Quagliarella nel 2018/19
Cristiano #Ronaldo nel 2019/20Triumvirato. #SPALJuve pic.twitter.com/NRQbQUslwc
— OptaPaolo (@OptaPaolo) February 22, 2020