Jadon Sancho është vetëm 20 vjeç. Ylli i Borussia Dortmund, edhe pse në moshë të re, po konsiderohet si një ndër sulmuesit anësorë më të mirë në botë. Anglezi, produkt i akademisë së Manchester Cityt, është në fillimet e një karriere të madhe.
Dy vite më parë, gjithçka filloi. Me 21 mars të vitit 2018, Sancho shënoi golin e parë për Dortmundin, si dhe asistoi 2 gola të tjerë për verdhezinjtë. Ky ishte vetëm fillimi, pasi statistikat e Sanchos në golat e shënuar dhe në dhurimin e asistove, flasin vetë.
Në atë ndeshje kundër Bayer Leverkusen, Sancho u bë futbollisti i vetëm anglez që shënon për Borussia Dortmundin. Pas ndeshjes, talenti anglez tha: “Ka qenë shumë e vështirë për mua, sapo isha rikthyer nga një dëmtim shumë i gjatë.
Ka qenë një sfidë e madhe të rikthehesha në formacion, por sot, jam shumë i lumtur me dy asistet dhe golin e shënuar”, u shpreh asaj kohe 18 vjeçari Sancho./abcnews.al