Shqipëria zhvillon pas dy ditësh miqësoren e parë me Uellsin. Kombëtarja shqiptare ndodhet aktualisht në Britaninë e Madhe, ku po stërvitet për këtë duel.
Veç përgatitjeve, futbollistët dhe stafi teknik mendojnë edhe të argëtohen. Ata kanë kënduar nga Uellsi Himnin e Flamurit.
? Federata Shqiptare e Futbollit prezanton:
? Himni i Flamurit
?? Këndon: Kombëtarja ?? e futbollit
Dirigjent: Edoardo Reja #FSHF #HimniiFlamurit #funnyvideo #kombëtarja #forcashqipëri #kuqezi pic.twitter.com/GvuODZ0oGw
— FSHF (@FSHForg) June 3, 2021
Trajneri Edoardo Reja ka marrë rolin e dirigjentit, ndryshe nga se bënte më parë Gianni De Biasi, i cili e ka kënduar. /abcnews.al