VIDEO/ Realin e dënon edhe VAR-i, Shakhtar feston në Spanjë. Barazim në Austri

schedule20:50 - 21 Tetor, 2020

schedule 20:50 - 21 Tetor, 2020

Real Madrid e nisi shumë keq sezonin e ri të Champions League. Kampionët e Spanjës e mbyllën me rezultatin 2-3 takimin shtëpiak ndaj Shakhtar Donetsk. Pjesë e parë katastrofike për ekipin e Zinedine Zidane, që pëson tre gola nga ukrainasit në çerekorëshin e fundit.

Golat dhe rastet e REAL MADRID-SHAKHTAR DONETSK

Tre gola brenda 13 minutave për miqtë, të cilët i falën rrjetave të brazilianit Tete dhe izraelitit Solomon. Në mes të tyre erdhi edhe autogoli i Raphaël Varane. Pushimi dhe ulërimat e Zidane, i bënë mirë vendasve, por disfata nuk u evitua dot.

Luka Modric realizoi një gol fantastik në minutën e 54-t, teksa pesë minuta më pas erdhi edhe rrjeta e Vinicius Junior. 14 sekonda i mjaftuan talentit brazilian për të gjetur golin. Sulmet e Realit nuk u ndalën dhe në minutat shtesë erdhi goli i barazimit. Federico Valverde dërgoi topin në rrjetë, por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt.

Golat dhe rastet e SALZBURG-LOKOMOTIVA MOSKË

Tre pikë të arta për Shakhtar dhe humbja e dytë radhazi në fushën e vet për Realin, që doli pa pikë edhe nga sfida e fundjavës në kampionat kundër Cadiz (0-1). Në ndeshjen tjetër nuk pati fitues. 2-2 u mbyll takimi mes Salzburg dhe rusëve të Lokomotivës së Moskës, me dy ekipet që e morën nga një pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!