Real Madrid ka kaluar në avantazh në takimin gjysmëfinal të Superkupës së Spanjës përballë Valencias. Në minutën e 15-të, ishte mesfushori gjerman, Toni Kroos, ai që gjeti rrugën e rrjetës.
Numri 8 i Real Madrid shkon për të ekzekutuar një goditje këndi, shikon portierin e Valencias që nuk është në pozicionin e duhur dhe tenton menjëherë portën. Harkimi i tij ishte i shkëlqyer dhe pavarësisht se portieri grushtoi, topi shkoi në trekëndëshin e portës. Një gol shumë i bukur ky i mesfushorit gjerman, që pak ditë më parë, festoi dhe ditëlindjen e tij./abcnews.al
Superkupa e Spanjës
Valencia – Real Madrid 0-1
Kroos 15′