Real Madrid ka bërë detyrën kundër Huesca. Skuadra e Zinedine Zidane triumfoi me rezultatin 4-1 dhe trajneri francez nuk i kënaqet vetëm fitores. Në përballjen e sotme golin e parë shënoi sulmuesi Eden Hazard, i cili golin e parë dhe të fundit e kishte shënuar në tetor të vitit 2019, fiks 392 ditë më parë.
Belgu shënoi një gol mjaft të bukur, kur kishin kaluar 40 minuta lojë dhe Real Madrid e shfrytëzoi momentin e mirë, duke realizuar edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë. Karim Benzema ishte ai që me një goditje potente nga brenda zonës nuk i la asnjë shans portierit të Huesca.
https://streamable.com/bemv5e
Real Madrid nuk mund të mjaftohej me kaq dhe në pjesën e dytë u hodh sërish në sulm. Mesfushori Valverde ndëshkoi për të tretën herën miqtë e Huesca. E majta e tij ishte shumë potente dhe u ndal drejt e në rrjetë, me ndeshjen praktikisht të mbyllur.
https://streamable.com/yx7bwv
Deri në fund do të kishte sërish gola në këtë ndeshje dhe fillimisht ishte Huesca që realizoi me anë të David Ferreiro. Mbrojtja e Realit tregoi dobësi në atë moment dhe mesfushori i skuadrës mike nuk fali, duke shënuar.
https://streamable.com/j81y6r
Reali në minutën e fundit të kohës së rregullt realizoi edhe golin e katërt me të zakonshmin Karim Benzema., Sulmuesi francez me një goditje me kokë e çoi topin në rrjetë dhe plotësoi “pokerin” që i dha fund kësaj përballje, që pa Realin të merrte pikët e plota dhe kreun e renditjes për momentin. /abcnews.al