Real Madrid luan ndeshjen e dytë të sezonit të ri në La Liga, sërish jashtë fushe. Djemtë e Zinedine Zidane po përballen me Betisin e Manuel Pellegrinit dhe kanë gjetur shpejt golin e avantazhit.
Minuta e 14-të dhe Karim Benzema dhuron “show” në krahun e djathtë të sulmit. Sulmuesi francez hedh një top në zonën vendase dhe aty përfiton Federico Valverde.
Mesfushori uruguaian tregohet më i shpejtë se mbrojtja e skuadrës andaluziane dhe dërgon topin në rrjetë, duke kaluar përpara “Los Blancos”. /abcnews.al