Real Madrid ka triumfuar me rezultatin 0-4 në fushën e Eibar, duke treguar një lojë shumë të bukur. Ishte Karim Benzema në minutën e 17-të që hapi serinë e golave. Sulmuesi francez përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe arrin të shënojë me të majtën, në portën thuajse të boshatisur.
Tre minuta më vonë, Sergio Ramos do të shënonte me penallti. Kapiteni i Realit dyfishoi avantazhin për “Los Blancos”. Në minutën e 29-të, të besuarit e Zidane do të fitonin një tjetër penallti dhe kësaj radhe ishte Benzema që shënoi.
Francezi gjeti rrjetën për herë të dytë përballë Eibar. Në pjesën e dytë, do të shënonte talenti Valverde. Mesfushori gjeti golin në minutën e 61-të dhe vendosi rezultatin final të sfidës në 0-4. Me këtë fitore, Reali ngjitet në kuotën e 25 pikëve dhe në krye të tabelës./abcnews.al
La Liga, java 13
Eibar – Real Madrid 0-4
Benzema 17′ 29′, Ramos 20′, Valverde 61′