Real Madridi ka arritur të mposhtë minimalisht Granadan në Santiago Bernabeu në kuadër të javës së 23 të La Liga-s.
“Galaktikët” ishin pa dy sulmuesit kreysor të këtij sezoni, Benzema dhe Vinicius me Ancelottin që vendosi ta nisë ndeshjen me Iscon si qendërsulmues.
Në krahun tjetër titullar ishte Myrto Uzuni, i cili iu afrua golit në pjesën e parë, por u tregua i pasaktë përballë Courtois.
Pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola, ndërsa në të dytën Reali e rrit më shumë presionin pasi në lojë u futën, Valverde, Hazard dhe Jovic.
Ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 74 me anësorin Marco Asensio, i cili di të shënojë vetëm super gola.
Ky do të ishte edhe goli i vetëm i kësaj ndeshje, që i jep Realit 3 pikë të rëndësishme që e shkëpusin nga vendi i dytë më 6 pikë. Granada në krahun tjëtër vazhdon ti afrohet zonës së rrezikut pasi renditet në vendin e 16 /abcnews.al