Spanjollët kanë arritur një fitore të pastër 2-0 ndaj zikaltërve të Inter-it.
Toni Kroos shënoi i pari në minutën e 17-të me një goditje nga jashtë zone. Interi ka shpërdoruar shumë raste në pjesën e parë ku nuk ka arritur të finalizojë në rrjetën kundërshtare.
Pjesa e dytë nis gjithashtu me shumë raste nga të dyja ekipet. Në minutën e 64 Barella del me kartonin e kuq pas një konflikti me Militaon. Real Madrid shënoi përsëri me anë të Asensios me një super gol.
Sheriff është pjesë e këtij grupi dhe ka arritur të kualifikohet për në Europa League./h.ll/abcnews.al