Real Madrid siguroi tre pikët e radhës në La Liga. Kampionët janë kthyer në një ekip cinik dhe iu falën golit të Vinicius Junior në pjesën e dytë për të mposhtur në shtëpi Valladolid me rezultatin minimal 1-0.
Pjesa e parë nuk dhuroi gola, me miqtë që ia dolën t’i rezistonin sulmeve të “Los Blancos”. Zinedine Zidane futi në fushë sulmuesin brazilian në minutën e 58-të dhe 20-vjeçarit i mjaftuan shtatë minuta për të zhbllokuar takimin.
Vinicius pati edhe me fatin me vete, pasi “asistin” e mori nga një mbrojtës i Valladolid. Përfundimisht 1-0 për Realin, që numëron 7 pikë pas javës së tretë. Takimi tjetër midis Eibar dhe Elche u mbyll me fitoren 0-1 të miqve. /abcnews.al
La Liga, java e tretë
Real Madrid-Valladolid 1-0
(Vinicius Junior 65′)
Eibar-Elche 0-1
(Boye 37′)