Bayern Munchen dhe Sevilla po luajnë mes tyre në finalen e Superkupës së Evropës. Goli i parë ka ardhur në minutën e 13-të dhe atë e kanë shënuar andaluzianët e Lopetegui, që vijnë në këtë sfidë si fituesit e Europa League.
https://streamable.com/mji3tv
David Alaba frenoi në mënyrë të parregullt Ivan Rakitic dhe penallti për Sevillan. Ekzekutimin e mori përsipër Lucas Ocampos, i cili nuk gaboi përballë Manuer Neuer. Rekordmenët gjermanë reaguan dhe barazuan takimin në minutën e 34-t.
Robert Lewandowski uli një top në zonën kundërshtare, dhuroi një asist për Leon Goretzka dhe goditja e mesfushorit gjerman përfundoi në rrjetë. Sfidë e fortë dhe tepër e luftuar në “Puskas Arena” dhe barazim 1-1. /abcnews.al