Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rast qesharak në Shqipëri-Uells, rrëzimi i Edy Rejës bëhet viral

schedule19:55 - 5 Qershor, 2021

schedule 19:55 - 5 Qershor, 2021

Një episod i veçantë ndodhi në minutën e 57-të të ndeshjes Shqipëri-Uells. Miqësorja që po luhet në Kardif u mbyll në barazim pa gola dhe nuk ka prodhoi asnjë gol.

Gjatë një dyluftimi mes Rey Manajt dhe Rhys Norrington-Davies, e pësoi edhe trajneri Edy Reja. Lojtari britanik kreu një faull ndaj sulmuesit lushnjar.

https://streamable.com/om2de5

Teksa po binte, Manaj rrëzoi edhe trajnerin italian të kombëtares. Nervozizëm në kampin tonë, teksa arbitri kryesor vendosi qetësinë duke ndëshkuar dy lojtarët më karton të verdhë.

Në lidhje me rrëzimin, trajneri Reja me humor tha: “Misteri rrëzohet, por pastaj ngrihet. Ishte një incident loje, edhe unë jam pjesë e lojës dhe janë gjëra që ndodhin”.

Kjo është hera e dytë që Reja rrëzohet. Më parë i ndodhi në fundin e një konference për shtypin në Tropikal në Durrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!