Marcus Rashford është përfshirë në një aksident me makinë gjatë rrugës për në shtëpi pas fitores së Manchester United kundër Burnley të shtunën mbrëma.
Sulmuesi anglez sapo ishte larguar nga Carrington, ku lojtarët e United kishin lënë makinat për të udhëtuar me autobus në ndeshjen në Turf Moor, aty ku ndodhi incidenti. Siç është bërë e ditur, 25-vjeçari, i cili drejtonte një Rolls Royce kur u përplas me një automjet tjetër, nuk ka pasur dëmtime të rënda dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Jam mirë djema, faleminderit për mesazhet”, shkruante Rashford pas incidentit.
Policia u pa në vendngjarje teksa bllokoi trafikun nga makina e dëmtuar dhe fotot të dielën në mëngjes treguan se një semafor ishte dëmtuar nga përplasja.
Gjithashtu edhe drejtuesi i mjetit tjetër nuk kishte pësuar asnjë dëmtim nga ky aksident./h.ll/abcnews.al