“Andaluzianët” e Sevilla kanë arritur një rezultat tejet pozitiv mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa në “Ramon Sanchez Pizjuan” kanë frenuar “galaktikët” e Real Madrid, duke arritur t’u “rrëmbejnë” 1 pikë këtyre të fundit, në përballjen e vlefshme për javën e 10 të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Pavarësisht rezultatit, të dy golat erdhën nga “galaktikët”, me mbrojtësin austriak, David Alaba që fillimisht shkakton një auto-gol duke i dhënë avantazhin kundërshtarëve, në minutën e 74’-t dhe vetëm 4 minuta më vonë, anësori i mbrojtjes, Dani Carvajal tund rrjetën e “andaluzianëve” në “Ramon Sanchez Pizjuan”, për të “vulosur” rezultatin, 1 me 1.
Falë këtij rezultati, “galaktikët” e Real Madrid mbeten sërish në vendin e parë të renditjes së La Liga, me 25 pikë, 3 më shumë se Girona e vendit të dytë dhe 4 më shumë se Barcelona e vendit të 3-të, ndërsa Sevilla ngjitet në vendin e 13 me 9 pikë pas 9 javëve të para të kampionatit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: