VIDEO/ “Rama ik” shqetëson delegatin, Besëlidhja bën për një lek Partizanin

schedule14:36 - 29 Janar, 2020

schedule 14:36 - 29 Janar, 2020

Besëlidhja ia ka dalë të shënojë dy gola në portën e Partizanit, në ndeshjen e parë të turit të dytë në Kupën e Shqipërisë. Ded Bushi ishte ai që e mposhti fillimisht portierin Livio Malaj, ndërkohë që 13 minuta më pas ishte serbi Jovanovic që shënoi edhe golin e dytë.

Në Lezhë tashmë pretendojnë kalimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe nëse e ruajnë këtë rezultat, shanset për ta janë të mëdha. Sigurisht në Tiranë do të jetë një tjetër melodi dhe trajneri Sormani do të hedhë në fushë më të mirët.

Në takimin e sotëm ra në sy edhe fakti që delegati iu ndeshjes thirri kapitenin e Besëlidhjes, që t’u bënte thirrje tifozëve të ndalnin thirrjet “Rama ik” në stadium. Thirrjet kundër kryeministrit të vendit janë kthyer në një refren edhe në stadiume dhe për herë të parë një delegat tentoi t’i ndalonte. /abcnews.al