VIDEO/ “Raketa” e Xhakës vulos ndeshjen, Arsenali mposht Manchesterin e pafuqishëm

schedule15:25 - 23 Prill, 2022

schedule 15:25 - 23 Prill, 2022

Arsenal ka arritur të fitojë bindshëm në “Emirates” me rezultatin 3-1 ndaj Manchester United.

Topçinjtë e Artetës kaluan në avantazh në minutën e tretë të lojës, ku Tavers zhbllokoi shifrat. Në minutën e 28-të, Nketiah dyfishoi shifrat por VAR ndërhyri duke dhënë pozicion jashtë loje.

Por pak më vonë, në minutën e 32-të, Saka realizoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa dy minuta më pas, C.Ronaldo realizoi një gol nga një aksion tepër i bukur.

Të dyja ekipet patën disa raste dhe është një ndeshje tepër sfiduese, me të dyja palët që kërkojnë fitoren.

Pjesa e dytë dukej sikur nisi në favorin e United pasi ata fituan një penallti, porn ë minutën e 57-të, Bruno Fernandes gaboi mundësinë e artë. Në minutën e 61-të, Cristiano Ronaldo shënoi por gjyqtari akordoi pozicion jashtë loje.

Qershia mbi tortë erdhi në minutën e 70-të, ku Granit Xhaka lëshoi një “raketë” nga distanca duke vulosur shifrat në 3-1.

Me këtë rezultat Arsenali ngjitet në vendin e katërt me kuotën e 60-të pikëve, ndërsa Manchester United në vendin e gjashtë me 54 pikë, ku duket qartë rrezikimi për most ë prekur zonën Champions./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!