Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Radhimë, peshkaqeni i veçantë përfundon në rrjetën e peshkatarëve

schedule14:03 - 26 Nëntor, 2025

schedule 14:03 - 26 Nëntor, 2025

Një peshkaqen i llojit “Derr” ka rënë sot në mëngjes në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës.

Peshkaqeni, me gjatësi rreth 1.3 metra dhe peshë 35 kilogramë, është transportuar menjëherë në Qendrën e Peshkimit në Radhimë, ku pritet që biologët ta vlerësojnë, të kryejnë matjet e nevojshme dhe më pas ta lirojnë përsëri në det.

Kjo specie konsiderohet e rrallë për ujërat tona, pasi zakonisht jeton në ujëra të thella.

Mendohet se peshkaqeni mund të ketë humbur orientimin, çka ka bërë që të dalë në zona më të cekëta. Sipas specialistëve, ky lloj peshkaqeni nuk konsiderohet i rrezikshëm për njerëzit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!