Mund të duket si një skenë komike në një film, por është e vërtetë. Gazetares ruse Nadezhda Serezhkina, i ka ndodhur pabesia teksa raportonte për ardhjen e pranverës në Moskë.
Një qen i racës “Labrador Retriever”, i ka rrëmbyer mikrofonin nga dora gazetares dhe ka vrapuar menjëherë. Ndërkohë Serezhkina ka vrapuar pas tij duke bërtitur: “Ndalo, ndalo, eja këtu”.
Ndërsa spikerja e lajmeve në televizionin Mir TV detyrohet të ndërpresë lidhjen me gazetaren.
Mirëpo, pak më vonë gazetarja lidhet sërisht, pasi kishte rimarrë mikrofonin me dy shenja të dhëmbëve të qenit./abcnews.al