VIDEO/ “Qëndro pranë prindërve”, Khabib e Gaethje i emocionojnë të gjithë

schedule09:57 - 25 Tetor, 2020

schedule 09:57 - 25 Tetor, 2020

Khabib Nurmagomedov e mbylli karrierën e tij si i pamposhtur, pasi deklaroi tërheqjen nga UFC pas triufmit kundër Justin Gaethje. Luftëtari tregoi dhe një herë tjetër se në peshën e tij është më i mirë sepse sfida zgjati vetëm dy raunde.

Në përfundim të ndeshjes së madhe ajo që ra në sy ishte biseda që patën ata mes tyre. Kampioni rus e quajti Gaethjen një njeri të madh dhe e falenderoi atë për këtë duel. Gjithashtu Khabib kishte dhe një mesazh për të, ku i pamposhturi edhe u përlot.

“Faleminderit shumë Justin, faleminderit vëlla. E di që ti je një njeri i madh dhe se si i trajton njerëzit e tu të ngushtë. Di shumë gjëra rreth teje, por qëndro afër me prindërit e tu. Asnjëherë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë të nesërmen”, ishin fjalët e Nurmagomedov. Kujtojmë se ai humbi babain e tij disa muaj më parë nga Covid-19 dhe pikërisht humbja e tij ishte dhe shkaku i tërheqjes së Khabib nga MMA.

Sigurisht që pati dhe një reagim nga luftëtari amerikan, i cili shprehu të njëjtin respekt për Khabib. “Nuk kam patur mundësinë ta ngushëlloj për humbjen e babait, por ti e ke bërë shumë krenar atë sonte”, ishin fjalët e Gaethjes pas duelit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!