Video që po neverit TikTok, makaronat e ndenjura kthehen në qime

schedule14:37 - 18 Gusht, 2020

schedule 14:37 - 18 Gusht, 2020

Një grua ka shokuar në internet me video të neveritshme, të një tasi me makarona të vjetra që ajo harroi ta shpëlante e cila rriti ‘flokë’ prej saj.

Një grua nga Zelanda e Re së pari ka postuar një video që ka shokuar TikTok , duke marrë për pak minuta 6.600 shikime.

Në videon e  neveritshme, shfaqet një tas me makarona që ajo harroi ta shpëlante dhe brenda tij u rritën qimet.

Ajo kishte marrë shumë komente nga njerëz që ishin të traumatizuar dhe kurioz të dinin saktësisht se çfarë ajo kishte ‘krijuar’.

Pas një studimi të kujdesshëm, ajo u kthye në TikTok për të treguar se ishte një kërpudhat e quajtur ‘phycomyces’ dhe zakonisht rritet në jashtëqitje të kafshëve ose ushqime të kalbura si makaronat e saj. Nuk është helmuese për njerëzit, kështu që gruaja vendosi ta mbante tasin të paprekur , duke hequr ‘qimet’ dhe duke e vendosur ato në ujë për të parë nëse ato ‘treten’. Pas disa ditësh ‘qimet’ e kërpudhave filluan të thahen, duke bërë që gruaja e re të besonte se kishin ‘vdekur’. Në këtë kohë ajo kishte emëruar kërpudhat me emrin Fred.

Si përfundim, ajo postoi një video teksa realizonte ‘funeralin’ e kërpudhave Fred./abcnews.al

@travelingtrainwreck

Should I be worried? #help #advice #cleaningtips

♬ original sound – JustAnotherAdult

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!