AC Ajaccio ka bërë detyrën kundër Niort në shtëpi, duke fituar me rezultatin 3-0. Nga fillimi në fushë si zakonisht ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi.
Dibrani u bë protagonist në pjesën e dytë të ndeshjes, duke realizuar golin e tretë të skuadrës së tij në minutën e 82-të.
https://streamable.com/c1e9rd
Mesfushori realizoi me një goditje nga jashtë zone golin e parë sezon, që sigurisht do ta mbajë mend për bukurinë dhe jo për rëndësinë, pasi ndeshja ishte zgjidhur më parë. /abcnews.al