Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Pushimi i bën mirë Leverkusen, Diaby ndëshkon skocezët e Rangers

schedule20:12 - 6 Gusht, 2020

schedule 20:12 - 6 Gusht, 2020

Bayer Leverkusën po përballet me Rangers për një post në çerekfinalet e Europa League. “Aspirinat” kanë fituar 1-3 sfidën e parë jashtë fushe dhe sot po luajnë në Gjermani.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Leverkusen ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 51-të. Moussa Diaby është autori i golit, që ofron më shumë ekipin e tij me kalimin në turin tjetër.

21-vjeçari francez mori një asist nga Aranguiz, u shkëput bukur drejt zonës kundërshtare dhe mposhti portierin mik me një goditje të fortë. Në ndeshjen tjetër Sevilla kryeson 2-0 ndaj Romës dhe është me një këmbë në çerekfinale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!