Tjetër gol në “Emirates Stadium”, teksa festa ka ndërruar krah. Pushimi i ka bërë mirë Arsenalit që ka gjetur golin e barazimit përballë Brighton.
Alexandre Lacazette është autori i golit në minutën e 50-të. Sulmuesi francez përfitoi nga një goditje këndi dhe dërgoi në rrjetë topin e devijuar nga një shok i skuadrës. /abcnews.al