Dy ditë më parë gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani u vu në qendër të titujve në media dhe diskutimeve për shkeljen e etikës gjatë orarit të punës, përmes videove të publikuara në rrjetin social Tik-Tok.
Ndërkohë sot janë publikuar të tjera video të saj, kësaj here duke ecur me makinë, ku herë shihet si pasagjere dhe herë si shofere me muzikën në sfond duke “performuar”.
Në lidhje me videot kur ajo pozonte në ambientet e gjykatës së Elbasanit, ILD ka nisur një verifikim për gjyqtaren. /mv.abcnews.al