VIDEO/ “Pse të zëvendësoi?” Kamerat kapin “mat” Di Marian e nervikosur për zëvendësimin e Milik

schedule12:20 - 15 Shtator, 2022

schedule 12:20 - 15 Shtator, 2022

Juventusi nuk ia doli të fitonte as ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Champions League, ku pas humbjes me PSG, bardhezinjtë e Max Allegrit u mposhtën mbrëmë edhe nga Benfica.

Pas dy humbjeve “Zonja e Vjetër” rrezikon seriozisht kalimin në turin e dytë të këtij kompeticioni, teksa reagimet tashmë kanë filluar nga tifozët.

Por gjatë kësaj ndeshje kamerat kanë kapur një moment diskutimi mes Angel Di Marias dhe Arkadiusz Milik, me argjentinasin dukshëm i nervikosur për zëvendësimin e sulmuesit polak.

Sipas “Amazon Prime Video” raportohet se argjentinasi e ka pyetur polakun se “Pse ju zëvendësoi?”, teksa dukshëm shikohet se ka si të adresuar Allegrin për këtë zëvendësim në minutën e 70-të, ku në vend të Milik hyri Fagioli.

Por në lidhje me këtë temë, vetë trajneri ka theksuar se: “E hoqa Milik, sepse duke vendosur Di Maria ishim në telashe në mesfushë dhe më duhej ta largoja atë ose Vlahovicin. Arek dukej më i lodhur, më pas aktivizova një sulmues shtesë si Kean”.

Ish-sulmuesi i Napolit, protagonist i një super impakti në skuadër që nga ardhja e tij, tha se “me Di Marian folëm dhe këto janë gjëra që mbesin mes nesh”.

Me golin e tij kishte zhbllokuar rezultatin e bardhë qysh herët në favor të Juventusit, por më pas fusha e blertë do të thoshte diçka krejt tjetër.

/f.a/abcnews.al