Miliarderi më i ri rus dhe ish-dhëndri i presidentit rus,Vladimir Putin, festoi ditëlindjen luksoze në Dubai me të bijën e një gjenerali nga Shërbimet Sekrete.
Miliarderi Kirill Samalov, i cili është sanksionuar nga Perëndimi që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, në të kaluarën ka qenë martuar me Katerina Tikonovën, vajza e dytë të presidentit rus. Mediet roz shkruajnë se ish-dhëndri i Putinit organizoi një festë luksoze për ditëlindje në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Teksa lufta në Ukrainë ka prekur portofolat e të gjithëve në mbarë botën, ish-dhëndri i Putinit edhe pse i sanksionuar nga Perëndimi po “bën jetën e fundit” në Dubai, shkruan abcnews.al.
Vajza e një gjenerali të shërbimit sekret shoqëruesja e tij e re
Partnerja e tij e re thuhet se është 33-vjeçarja Anastasia Zandorina, vajza e një gjenerali të inteligjencës FSB, i cili luajti një rol kyç në pushtimin e Ukrainës nga Putini. Anasatasia, në fakt, ishte ajo që organizoi festën e tij të 40-vjetorit në kullën Burj Al Arab në Dubai, larg atmosferës depresive në Moskë, sipas artikujve të medieve të huaja.
Festa e ditëlindjes e miliarderit rus ishte ekskluzivisht vetëm për elitën, larg medieve duke ruajtur privatësinë për të ftuarit.
Megjithatë Daily Mail ka siguruar pamje nga 40-vjetori i miliarderit rus. Sipas burimeve për mediet roz, thuhet se ish-dhëndri i Putinit do të martohet së shpejti me të bijën e gjeneralit rus.
Sa i përket martesës së tij me vajzën e Vladimir Putinit, thuhet se u shkatërrua kur 40-vjeçari filloi një lidhje jashtëmartesore me një investitoren në Londër, Zana Volkova. Çifti u divorcua vitin e kaluar.
/abcnews.al/