Protestuesit në Bjellorusi janë ulur pasditen e sotme në shesh duke bllokuar rrugën. Duke thirrur kundër presidentit që drejton vendin që prej vitit 1994, ata kanë ndezur dritat e celularëve.
Në pesë ditë protestash masive, turmat e demonstruesve mbushën rrugët për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve si dhe që t’i jepet fund sundimit 26-vjeçar të Presidentit Aleksandër Lukashenko.
Rreth 7 mijë persona janë arrestuar dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Sipas rezultateve zyrtare, Lukashenko ka fituar 80 për qind të votave dhe zonja Tsikhanouskaya vetëm 10 për qind, në një proces zgjedhor që është cilësuar i manipuluar./abcnews.al
Wow. Minsk right now. #Belarus pic.twitter.com/hpDo4yWR9r
— Read Class Struggle Unionism by Joe Burns (@JoshuaPotash) August 14, 2020