26 sekonda i kanë mjaftuar Astrit Selmanit për t’i dhuruar avantazhin Hammarby, skuadrës suedeze pjesë e së cilës është prej 1 janarit të këtij viti.
24-vjeçari dardan aktivizohet në çdo rol të repartit ofensiv, teksa është grumbulluar por nuk ka debutuar akoma me përfaqësuesen e Kosovës.
https://streamable.com/i72oov
Hammarby, klub që ka Zlatan Ibrahimovic një nga aksionerët kryesorë dhe renditet në vend të pestë në Allsvenskan, fitoi sot 0-2 në transfertë kundër Orebro, ekip me të cilin luan Agon Mehmeti (jashtë për shkak dëmtimi).
Selmani realizoi që në minutën e parë, teksa Hammarby shënoi golin e qetësisë në pjesën e dytë. Rrjeta e dytë sezonale për lojtarin e lindur në Malmo, teksa numëron edhe 4 asiste në 11 ndeshje. /abcnews.al