VIDEO/ Probleme në mbrojtjen e Liverpool, një spanjoll i ndëshkon në “Anfield”

schedule18:43 - 31 Tetor, 2020

schedule 18:43 - 31 Tetor, 2020

West Ham befason Liverpool në “Anfield”. Kampionët e Anglisë po luajnë në shtëpi ndeshjen e javës së shtatë të kampionatit, por kanë pësuar gol në minutën e dhjetë.

Aksioni i shpejtë i “Çekiçëve”, pasiguri e mbrojtës së ekipit të Jurgen Klopp dhe gol i Pablo Fornals. Spanjolli nuk gaboi dhe portieri Alisson Becker nuk ia doli të presë goditjen e tij.

Nisje e keqe për djemtë e Jurgen Klopp dhe avantazh fantastik për West Ham e skocezit David Moyes, ekipi që po kalon një moment shumë të mirë në kampionat. /abcnews.al