Debutimi në stadiumin e ri kombëtar nuk shkoi mirë për ekipin e Rejës. Franca na mposhti 0-2 dhe tifozët e shumtë nuk arritën të shijonin të paktën një gol kuqezi. Gjithsesi, kjo ndeshje nuk kishte rëndësi të madhe dhe përballë ishin kampionët e botës.
Një prej lojtarëve që bëri një paraqitje super ishte Etrit Berisha, i cili evitoi goleadën e “Gjelave”. Portieri i Spal kreu disa pritje shumë të bukura, teksa njëra prej tyre është përzgjedhur nga faqja zyrtare e Euro 2020.
30-vjeçari nga Prishtina, i cili zhvilloi ndeshjen e 56-të me kombëtaren kuqezi, ndali Oliver Giroud të trefishonte rezultatin në pjesën e dytë. Sulmuesi i Chelsea u shfaq i vetëm përpara tij, por Berisha bllokoi goditjen e francezit me dorën e majtë dhe kreu një pritje spektakolare. /abcnews.al