VIDEO/ Pritja e vitit, portieri sllovak ngec topin në shtyllë dhe “ngrin” sulmuesin

schedule20:24 - 15 Mars, 2021

schedule 20:24 - 15 Mars, 2021

Në Ligën e Parë polake sot u luajt ndesja mes Lech Poznan dhe Pias Gliwice, e përfunduar 0-0. Në fakt ndeshja mund të kishte përfunduar me avantazhin e vendasve, por në fund portieri i miqve ishte në ditën e tij.

Frantisek Plach në minutën e 65 mundi të bëjë një nga pritjet më të bukura dhe të vështira të vitit. Ai ndali një goditje në hyrje të zonës së 5-metërshit në limite, duke e ngecur topin në shtyllë.

Një pritje që vlen sa një gol. Sa për Frantisek, ai është 29 vjeç, me origjinë nga Sllovakia dhe aktivizohet prej tre ditësh me skuadrën e Piast Gliwice. /abcnews.al

https://streamable.com/f160f1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!