VIDEO | Prishtina nuk frenohet as në Skënderaj, Llapi thyen kampionët

schedule14:56 - 22 Shkurt, 2020

schedule 14:56 - 22 Shkurt, 2020

Prishtina e ka nisur shumë mirë vitin 2020 dhe në Drenicë siguroi fitoren e dytë radhazi në IPKO Superligë. 0-3 fituan bardhekaltrit nga kryeqyteti në Skënderaj dhe momentalisht kryesojnë kampionatin me 37 pikë, po aq sa ka edhe Drita me Ballkanin (pret Ferizajn nesër në shtëpi).

Otto John dhe Ergyn Ahmeti vulosën fitoren me golat e shënuar në pjesën e parë, ndërsa Ahmed Januzi shënoi të tretin për Prishtinën në minutat e para të pjesës së dytë. Drenica gjeti golin e nderit dhjetë minuta përpara mbylljes së ndeshjes me anë të afrikanit Coulibaly. Sulmi i miqve po kalon një formë shumë të mirë dhe Prishtina do të luftojë deri në fund për titullin kampion.

Llapi-Feronikeli ishte ndeshja më e fortë e kësaj javë në kampionatin dardan. Në fund festuan vendasit 2-1, teksa Ersil Ymeri ishte heroi i skuadrës nga Podujeva. Ish-lojtari i Laçit shënoi nga një gol për pjesë, ndërsa barazimi i përkohshëm i Ilir Berishës nuk i mjaftoi kampionëve në fuqi të Feronikelit. /abcnews.al

Drenica-Prishtina 1-3
(Coulibaly 80′ / Otto John 12′, Ahmeti 30′, Januzi 54′)
Llapi-Feronikeli 2-1
(Ymeri 13′, 50′ / Berisha 17′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!