VIDEO/ Prishtina e Feronikeli fluturojnë me “tris”, Gjilani i bën gjëmën Dritës

schedule16:58 - 5 Maj, 2021

schedule 16:58 - 5 Maj, 2021

Prishtina nuk ndalet as në Pejë, ndërkohë që i gëzohet edhe barazimit të Dritës në derbi me Gjilanin. Skuadra kryeqytetase mposhti Besën e vendit të fundit me rezultatin 3-0 dhe ndeshja u zhbllokua me një penallti të realizuar nga Besnik Krasniqi.

Në pjesë e dytë Otto John ka gjetur edhe dy herë rrugën e rrjetës dhe tani Prishtina numëron 3 pikë më shumë se Drita e vendit të dytë dhe pret të mësojë rezultatin e sfidës së Ballkanit me Arbërinë ditën e nesërme.

Gjilani ia doli t’u prishte punë kampionëve në fuqi, pasi barazoi me ta me rezultatin 1-1. Fiton Hajdari, me një goditje me kokë kaloi në epërsi ekipin e drejtuar nga Ismet Munishi. Drita ishte gjithë kohën në sulm, por vetëm ia doli të barazonte me Presley.

Sot tre pikë të arta për mbijetesën ka marrë Feronikeli, që mposhti 3-0 rivalët e Trepça ’89. Qendërmbrojtësi Lladrovci realizoi golin e parë, kurse në fund Simonovoski me penallti dhe Dabiqaj mbyllën llogaritë. /abcnews.al

Ipko Superliga e Kosovës – Java 33

Besa-Prishtina 0-3
Shënues:
B. Krasniqi (pen.) 18′, Otto John 66′, 76′

Feronikeli-Trepcca ’89 3-0
Shënues:
Lladrovci 65′, Simonovksi (pen.) 88′, Dabiqaj 94′

Gjilani-Drita 1-1
Shënues:
Hajdari 20′ / Presley 59′

 

Renditja

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!