Superliga e Kosovës nuk e ka nisur ende fazën e dytë të sezonit, por ekipet kanë lënë Dardaninë dhe kanë zbarkuar kryesisht në Turqi e Shqipëri për të bërë përgatitjet për nisjen e fazës finale të kampionatit.
Prishtina ka zgjedhur Turqinë dhe gjatë ditëve të fundit kryeqytetasit kanë zhvilluar disa miqësore. Njëra prej tyre u luajt paraditen e sotme. Përballë ishin polakët e Korona Kielce, që militojnë në Ligen e Dytë vendase.
https://streamable.com/h2prdn
Prishtina tregoi qartë se është skuadër mbi nivelin e tyre dhe i mundi pastër me shifrat 3-0. Protagonist absolut për skuadrën bardheblu ishte Gentian Muça. Ish-kapiteni bardheblu ishte “Zot” në luftën në ajër dhe mundi të shënojë dy gola, duke treguar shenja të qarta përmirësimi. /abcnews.al