VIDEO/ Prezantimi i Rashicës me Besiktas sjell “tensione”

schedule16:51 - 17 Gusht, 2023

schedule 16:51 - 17 Gusht, 2023

Milot Rashica është zyrtarisht pjesë e Besiktas në kampionatin turk, duke u larguar pas një sezoni nga Galatasaray. Transferimi i tij ka sjellë jo pak pakënaqësi te tifozët të cilët tashmë e konsiderojnë tradhtar, por edhe te vetë Galatasaray.

Videoja me të cilën Besiktas ka prezantuar futbollistin shqiptar, ka ngjallur polemika. Shkak për këtë është bërë pjesa e parë e videos ku në disa momente shfaqet stadiumi i Galatasarait në kohën kur Erdogan kishte mbledhur popullin dhe po fliste kundër Gylenit.
Kjo ka sjellë pakënaqësi duke qenë se Galatasaray e konsideron si provokim këtë pjesë të videos e për këtë, ka reaguar edhe zyrtarisht.

“Klubi ynë do ta bëjë këtë deklaratë për herë të parë dhe të fundit, bazuar në spekulimet e vazhdueshme në lidhje me imazhin e përdorur në videon e shpërndarë sot nga Beshiktaş JK. Klubi Sportiv Galatasaray është një klub sportiv i themeluar prej atyre dhe u bë djepi i heronjve që dhanë jetën për këtë vend.
Kushdo që përpiqet të tregojë Galatasarajn, fytyrën e ndritur të Republikës, krah për krah një organizate terroriste gjakatare që po përpiqet t’i shkaktojë dëme të mëdha këtij vendi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, është në radhë të parë një fanatik.

Ata që përpiqen të përfshijnë një klub sportiv në këto çështje nuk ndryshojnë nga tradhtarët që përpiqen të përçajnë shoqërinë dhe t’i kthejnë kundër njëri-tjetrit.

Ne do të qëndrojmë kundër kujtdo që përpiqet të fusë tradhtinë, jo konkurrencën në sportin turk. Ne do t’i kërkojmë llogari kujtdo të përfshirë në këtë lojë të pistë”, shkruan klubi./ h.ll/abcnews.al