VIDEO/ Prerje kokash nga lufta mes bandave, 24 të vdekur në burgun e famshëm ku ndodhen edhe shqiptarë

schedule11:23 - 29 Shtator, 2021

schedule 11:23 - 29 Shtator, 2021

Të paktën 24 të burgosur u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të martën në qytetin më të madh të Ekuadorit, në një seri trazirash vdekjeprurëse të burgjeve këtë vit të nxitur nga përplasjet midis bandave rivale të drogës.

Sipas “WP“, dhuna shpërtheu rreth orës 9:30 të mëngjesit të së martës ndërsa bandat rivale shkëmbyen zjarr me armë dhe përdorën ekskplozive për të vënë nën kontorll një pjesë të burgut kryesor të Guayaquil, bëri me dije policia.

Të paktën pesë nga të burgosurit u vranë duke u prerë kokën, u tha gazetarëve gjeneral Fausto Buenaño, një komandant i policisë rajonale. Rreth 48 të tjerë u plagosën.

Policia hyri në burg në orën 10:40 të mëngjesit, evakuoi personelin – përfshirë gjashtë kuzhinierë – dhe arriti të rimarrë kontrollin e objektit pas disa orësh, thanë autoritetet.

Lexo edhe: Artan Hoxha publikon imazhet: Kështu bëhet luftë në burgun ekuadorian ku rri Gramoz Rexhepi

Trazirat e së martës erdhën dy muaj pasi një valë e ngjashme dhune shpërtheu në dy nga burgjet e vendit, duke përfshirë burgun e Guayaquil Litoral, duke vrarë 22 të burgosur dhe duke bërë që presidenti i Ekuadorit të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve, raporton abcnews.al.

Gjatë një interviste në ABC një vit më parë, gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi edhe pamje nga lufta që behej mes bandave në burgun e famshëm të Guayaquil, ku ndodhen edhe shqiptarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!