Kombëtarja marokene shkroi historinë teksa për herë të parë një Kombëtare afrikane siguroi gjysmëfinalet e një Kupe Bote. Ata mundën Portugalinë me rezultatin 1:0.
Tifozët marokenë në mbarë botën festuan këtë ngjarje të mahnitshme, madje edhe ata që ishin në një varkë në mes të oqeanit. Atë natë, peshkatarët marokenë, si gjithmonë, dolën për të peshkuar, por kjo nuk i pengoi ata të festonin për kombëtaren e tyre.
Shikoni sa emocionues ishte. /G.D abcnews.al/