Derek Prue Sr është nga Kanadaja dhe ditët e fundit ka parë emrin e tij duke bërë xhiron e internetit. Arsyeja do t’ju habisë, pasi lidhet me vendimin i tij për të bërë një tatuazh të madh.
Në këtë mënyrë, ai ka dashur të mbështesë djalin e tij 8-vjeçar, i cili u ndje keq për shenjën e lindjes në të njëjtin vend.
Babai-hero (siç e quajnë shumë në internet) donte të surprizonte djalin e tij, Derek Jr, dhe nuk hezitoi të ulej për 30 orë për të bërë një tatuazh. Dereku i vogël ndihej në siklet nga shenja në gjoksin e tij.
Në fakt, në verë ai nuk dëshironte as të hiqte bluzën në plazh, në mënyrë që të tjerët të mos e shihnin atë. Edhe e tillë është pasiguria që ndjen i vogli, se është izoluar nga shkolla dhe ambienti i tij shoqëror.
Kjo është arsyeja pse babai i tij mori vendimin e madh për të bërë tatuazh, duke dashur kështu të frymëzojë djalin e tij, të mos ndihet i vetëm dhe ndryshe. Por mbi të gjitha, ai e bëri atë për ta inkurajuar atë dhe për të mos u ndjerë keq. l.k/abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=mwTbgT7SzJc&feature=emb_title