Beteja kundër kancerit është e gjatë dhe rraskapitëse, dhe ata që luftojnë sëmundjen kanë nevojë për motivim nga familja dhe miqtë për të qëndruar të fortë.
Në një akt të mrekullueshëm solidariteti, një berber qethi flokët së bashku me një vajzë të prekur me sëmundjen e kancerit që kishte shkuar në dyqanin e tij.
Videoja, e cila është postuar nga faqja e Lëvizjes së Lajmit të Mirë, tregon një grua me flokë deri tek supet që shkon në sallon për të rruar kokën. Ndërsa berberi i pret flokët, gruaja shpërthen në lot.
Deri më tani nuk dihet se në cilën zonë ka ndodhur ngjarja./abcnews.al/